Kosovarja nuk ka mundur ta vazhdojë pasaportën në Gjermani, kërcënohet me gjobë
Për shkak se një kosovare nuk ka mundur ta vazhdojë pasaportën e saj në kohë, për shkak të krizës së koronavirusit, ajo tani do të gjobitet nga nga zyra e rrethit në Fürstenfeldbruck të Gjernanisë
Rasti: Pasaporta e qytetares nga Kosova në këtë komunë kishte skaduar. Sidoqoftë, përpjekjet e saj për ta vazhduar atë dështuan sepse Ambasada e Kosovës nuk kishte qasje për të. Një i njohur që punon aty ka konfirmuar se ambasada është e mbyllur. „Jo vetëm Gjermania që është paralizuar, por e gjithë bota“, thotë bashkëshorti i kosovares, shkruan „Merkur“, transmeton Shtegu.com.
ÇIfti kosovar u acarua edhe më shumë kur mbërriti një letër nga zyra e rrethit, duke u kërcënuar me gjobë për pasaportën e skaduar dhe jo të rinovuar. „Nuk kam fjalë“, thotë kosovari. Sigurisht, nuk është gjë e mirë nëse mungon pasaporta. Sidoqoftë, dokumentet e nevojshme, thjesht nuk mund të merren për momentin.
„Ligji në Kosovë ka ndryshuar“, informon kosovari. Si rezultat i kësaj, dokumentet ekzistuese janë bërë të pavlefshme dhe duhet të rinovohen. Lidhur më ketë, çifti nuk ka arritur tek autoritetet përgjegjëse. Për më tepër, gruaja e tij i përket grupit të rrezikut dhe aktualisht nuk mund të kërkojë personalisht dokumentet.
Në zyrën e rrethit aktualisht nuk ka asnjë informacion në lidhje me ambasadat e mbyllura. „Në disa raste, sigurisht mund të jetë e pamundur të shkosh personalisht në ambasadë“, thotë Simon Bauseëein nga departamenti juridik. Sidoqoftë, autoritetet duhet të kenë qasje përmes telefonit, postës elektronike ose postës. Në parim, nëse vendoset gjobë është një vendim individual, thotë Bauseëein. „Por, në thelb, mund të thuhet se i huaji nuk duhet të gjobitet normalisht, nëse pasaporta ka skaduar në tre muajt e fundit“.
Po që se nuk ka qasje tek autoritetet përgjegjëse, gjëja më e rëndësishme është që së pari t’i përgjigjeni letrës dëgjimore dhe të shpjegoni pse aktualisht nuk posedohet pasaportë e vlefshme. Nëse zyra e rrethit nuk merr përgjigje në kërkesë, duhet të supozohet se personi ende nuk ka pasaportë dhe nuk po bën asnjë përpjekje për të aplikuar për një të tillë.
Po që se gjobitet, zakonisht bazohet në kohëzgjatjen e pavlefshmërisë. „Në esencë, ekziston një gjobë prej një euro normë ditore“, thotë Bauseëein. Në rastin e herës së parë, gjobitja do të zvogëlohet.