Djelmoshat e Lirisë që e shkruan historinë në basketboll!

Date:

Dikur, klubi i basketbollit Liria nga Shkupi ka pasur një gjeneratë shumë të talentuar. Njëri prej tyre ka qenë Enver Miftari, aktualisht trajner i KB Shkupi.

Me emocione të rralla, ai e kujton një fotografi të vjetër të KB Liria.

“Dikur në vitin 1977 ishte themeluar klubi i basketbollit Liria nga Çairi, me nxënës nga Shkolla fillore `Liria`. Iniciator kishte qenë profesori i ndjerë, Mentaz Allajbegu. Së bashku me disa shokë të tjerë, ata e kishin fomuar edhe Shoqatën e sportit `Liria` me pesë sporte: Basketboll, mundje, hendboll, boks dhe ciklizëm”, kujton trajneri dhe profesori edukatës fizike nga Çairi, Enver Miftari, enkas për gazetarin Reshat Ibrahimi, transmeton Shtegu.com.
“Ne si klub i basketbollit që ishim, ekip me lojtarë më të rinj në të gjithë ish Jugosllavinë, ishim nxënës të klasës së shtatë dhe tetë dhe disa basketbollistë nga shkolla e mesme”, tregon Miftari.

“Në vitin e parë të garimit kemi korrur sukses, duke u kualifikuar në finale të kupës së R. së Maqedonisë. Në finale luajtëm kundër gjigantit Rabotnicki, i cili garonte në Ligën e Parë të Jugosllavisë së dikurshme. Patëm humbur me rezultat 134:49, por siç theksova më lartë ne ishim ekipi me moshën më të re në historinë e basketbollit. Të gjithë ishim fëmijë të shkollës fillore, por e kishim një strateg të mirë, profesorin Mentaz Allajbegun e ndjerë”, kujton me nostalgji Miftari.

Ai nuk i ka harruar as emrat e shokëve të tij në këtë fotografi të vjetër: Në këmbë nga e majta: Shefqet Zejnullahu, Riza Zeqiri (i ndjerë), Fikri Sulejmani, Enver Miftari dhe Mentaz Allajbegu.

Ulur nga e majta:Fatmir Kodra, Sefo Ajrulla dhe Xhelal Qallaki.

Në këtë fotografi të rrallë mungojnë: Urim Mejzini, Ismet Hajrullai, Naser Krivanjeva, Fatmir Ramadani, Besim Latifi, Qemaludin Emini, Fatmir Musliu, Shabedin Laqi dhe Maliq Jegeni.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...