Myslimanët duke ikur nga myslimanët, kërkojnë shpëtim tek jomyslimanët

Date:

Kryetari i Bashkësisë islame në BeH, reis Husein ef. Kavazoviçi ka vlerësuar se Islami është duke u keqpërdorur në Lindjen e Afërt dhe se myslimanët e atjeshëm i janë nënshtruar barbarizmat, nga i cili edhe ka lindur kriza e refugjatëve, me ç`rast myslimanët po kërkojnë shpëtim në Europë, tek jomyslimanët.

 

 

„Keqpërdorimi i fesë, me të cilin duan të arsyetohen politikat në Lindjen e Afërt, të cilat pasqyrohen në fërkimet nacionale e sektare, po u sjellë dëm të gjithëve. Fotografitë të cilat po i shohim këtyre ditëve, në të cilat myslimanët arratisen nga myslimanët dhe kërkojnë shpëtim tek jomyslimanët, janë shembulli më i qartë i barbarizmit nëpër të cilin kanë kaluar myslimanët“, ka deklaruar reis Kavazoviçi për portalin „Preporod“, transmeton „Shtegu.com“.
„Në këtë gjendje është aktualisht bota myslimane, ose ajo pjesë e cila di të thotë për vetveten se është zemra islame. Bashkësi të tilla askujt nuk mund t? i bëhen shembull, e aq më pak neve“, ka shtuar kryetari i BI të BeH.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...