NJË VENDIM I DITËS SË SOTME MUNDËSON QË TË KËRKOHET ULJA E ÇMIMIT TË QIRASË SË BANIMIT NË ZVICËR

Date:

Me vendimin e ditës së sotme që të zbritet në 1.25 % baza e hipotekës që shërben si referencë për adaptimin e çmimit të qirave në Zvicër, hapen mundësitë për kërkimin e uljes së çmimit të qirasë, në qoftë se disa kushte shtesë plotësohen.

Një informatë kjo ndoshta domethënëse, pasi që duket se disa herë harrojmë apo nuk jemi në dijeni se ekzistojnë mundësi me kërkuar uljen e çmimit, e kjo vlen sidomos, për shembull, për personat që jetojnë në një banesë që nga pesë-gjashtë vite e më tepër.

Përse e themi këtë ?

Vitet e fundit, përqindjet e hipotekës që shërbejnë si referencë për adaptimin e çmimeve të qirave në Zvicër janë ulur dukshëm.

S’ka aspak nevojë me e ditur saktësisht se çka nënkupton kjo, pasi që edhe ekspertët e ekonomisë nuk i’a dalin lehtë me na sqaruar këtë.

Ajo çka duhet me ditur është se ulja e përqindjeve të tilla, në shumë raste, e hap automatikisht të drejtën për kërkim të uljes së çmimit të qirasë.

Por, për me e realizuar këtë të drejt, duhet pra me bërë kërkesë, pasi që nuk njohim aq shumë qiradhënës të cilët bëjnë një gjest, duke e ulur çmimin me dëshirën e tyre, pa e kërkuar ne vetë një gjë të tillë!

Kurse, për me e ditur atë se a na takon kjo e drejtë, kjo nuk paraqet ndonjë vështirësi të madhe. Bile nuk ka as nevojë me qenë jurist. Mjafton ta ç’fletojmë kontratën tonë të qirasë dhe t’i bëjmë krahasimet në mes përqindjes së hipotekës së shënuar aty dhe përqindjes aktuale.

Janë të gabueshme vlerësimet se kërkesa për ulje të çmimit mund të shkaktoj pastaj rrezik që të na largojnë nga banesa. Jo, assesi, asnjë qiradhënës nuk ka të drejtë të na largoi nga banesa, vetëm nga fakti se kemi kërkuar një të drejt që na takon sipas ligjit.

Përgatitur nga
www.zyra-begzati.ch

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...