Qeni i policisë zvicerane kap hajduten kosovare

Date:

Mbrëmjen e së enjtes, një grua 35-vjeçare ia ka rrëmbyer portofolin një shoferi taksie dhe ka ikur. Mirëpo, qeni i policisë me nofkën Mitch i ka rënë në gjurmë dhe e ka identifikuar autoren.

Rreth orës 23.15 të së enjtes, një shofer taksie ka thirr në stacionin policor në Lucern. Sapo kishte qenë në rrugën St. Karlistrasse, atij i plaçkitet portofoli. Gruaja e panjohur më pas iku me këmbë, shkruajnë mediat zvicerane, transeton Shtegu.com.

Por, qeni i policisë me nofkën Mitch i ka treguar aftësitë e tij. Ai i nuhati gjurmët e hajdutes së dyshuar dhe pas një kohe të shkurtër ishte në gjendje ta gjente. Gruaja ende e kishte me vete “gjahun” e saj gjatë arrestimit.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një grua 35-vjeçare nga Kosova. Zyra e prokurorit publik në Lucern është duke i kryer hetimet e mëtutjeshme.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...