Përleshje midis dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut, njëri është plagosur rëndë me thikë

Date:

Gjatë një mosmarrëveshjeje në mes dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut, njëri prej tyre është plagosur rëndë në Kreuzlingen të Zvicrës. Bashkatdhetari i tij është arrestuar dhe thika i është sekuestruar.

Në Kreuzlingen të Zvicrës është përshkallëzuar një zënkë në mes dy personave, me ç`rast njëri nga ta është plagosur rëndë, shkruajnë mediat zvicerane.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, pak para orës 19.4 para një patundshmërie në rrugën Romanshornerstrasse, informon Shtegu.com. Në këtë përleshje pjesëmarrës kanë qenë dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Viktima 64-vjeçare është plagos rëndë me thikë. Ai është dashur të dërgohet në spital me shërbimin e ambulancës, kanë deklaruar nga Policia Kantonale në Thurgau.

65-vjeçari është arrestuar, ndërsa arma e krimit i është sekuestruar.

Rrjedha e saktë e mosmarrëveshjes është objekt i hetimit të mëtutjeshëm. Zyra e prokurorit publik në Kreuzlingen ka hapur një hetim penal.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...