Policia zvicerane në kërkim të shqiptarit Nexhit B.

Date:

Vallë, mos e keni parë këtë person?

Policia e Kantonit Vaud apelon te dëshmitarët eventuel, pas zhdukjes së një shqiptari 50-vjeçar nga spitali Cery të premten.

Nexhit B., 54 vjeç, me vendbanim në Lozanë, u largua nga Spitali Cery të premten rreth orës 03.00 të mëngjesit. Që prej asaj kohe, të afërmit e tij nuk kanë dëgjuar asgjë për të. Edhe kërkimet policore nuk kanë arritur ta lokalizojnë vendnodhjen e tij. Nexhit B., i cili lëviz ngadalë, është psikologjikisht i brishtë.

Tiparet:

Ai është i gjatë 175 cm, me konstruksion të hollë, flokë gri të bardhë, të shkurtër, me tullac ballor. Ai ka mjekër dhe mustaqe, ka sy ngjyrë kafe. Thuhet se ka të veshur tuta të zeza stërvitje dhe një palë atlete, sipas një deklarate të policisë.

Të gjithë personat që e kanë vërejtur këtë person që nga 14 shkurti ose që kanë informata në lidhje me zhdukjen e tij, u kërkohet të kontaktojnë Policinë e Kantonit Vaud në telefonin +41 21 333 5 333 ose stacionin më të afërt të policisë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...