Një kamion i matrikuluar bullgaro-gjerman, i llojit Scania/Krone, i cili më 08.02.2020, rreth orës 08:50 të mëngjesit drejtohej nga verimaqedonasi 50 vjeçar, është rrokullisur në mënyrë spektakolare në autostradën gjermane BAB 24, midis vendpushimores Walsleben-West dhe AS Neuruppin, në drejtim të AD Havelland. Kamioni hyri në në zonën e punimeve nga ana e djathtë e korsisë, u rrokullis për 180 gradë rreth boshtit vertikal dhe më në fund u ndal në anën e djathtë pasi po qarkullonte me një shpejtësi që nuk i përshtatej kushteve të rrugës, shkrujna mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Sipas procesverbalit të tapografit, vozitësi e kishte tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar prej 20 km/orë në kohën e aksidentit.
Për shkak të aksidentit, verimaqedonasi është lënduar dhe dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në spital. Në kamion është shkaktuar dëm i konsiderueshëm.
Shërbimi zjarrfikës parandaloi rrjedhjen e mëtejshme të karburantit. Korsia e drejtimit u bllokua për një kohë të gjatë, ndërsa dëmi material vlerësohet në 60,000 euro. Ndaj verimaqedonasit është hapur një procedurë gjobe.

