TRAGJIKE, TIFOZI 20-VJEÇAR ZVICERAN I BAYERNIT HUMB JETËN PARA STADIUMIT

Date:

Një tifoz 20-vjeçar zviceran i Bayernit, është goditur nga një veturë e llojit BMË dhe nga një Mercedes në autostradë, duke mos mundur t`u mbijetojë plagëve!

Mbrëmjen e së mërkurës, një djalosh 20-vjeçar zviceran është godfitur për vdekje nga dy vetura në autostradën në Gjermani. Ai po shkonte për të shikuar ndeshjen në Allianz Arena, shkruajna mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 20.30, në autostradën A99 pranë Mynihu. Bëhet fjalë për një zviceran 20 vjeçar.

Sipas informatave të tjera, ai ka dashur ta kalojë autostradën ilegalisht pranë kryqëzimit Mynih-Veri, në mënyrë që të arrinte sa më shpejt në Allianz Arena. Aty po zhvillohej ndeshja e Kupës DFB në mes Bayernit dhe Hoffenheimit. Viktima me vete kishte një shall të Bayernit rreth qafës.

Në errësirë, herën e parë i riu u godit nga një BMË dhe u përplas përtokë. Vozitësi 45-vjeçar nuk mund të devijonte e as të frenonte. Menjëherë pas përplasjes së parë, një vozitës pasues 73-vjeçar goditi trupin e shtrirë të djaloshit, me një Mercedes.

Për djaloshin e ndjerë, çdo ndihmë ishte e vonshme pasi vdiq në vendngjarje. Loja në Allianz Arena filloi një çerek ore pas aksidentit.

Të dy makinat u konfiskuan në mënyrë që të kontrollohen gjurmët nga mjekësia ligjore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...