Blerim Reka në ekipin e Albin Kurtit për bisedimet me Serbinë

Date:

Blerim Reka, ish – kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, diplomat dhe profesor nga Shkupi do të jetë njëri nga pjesëtarët e ekipit negociator të Qeverisë së ardhshme të Kosovës për bisedimet me Serbinë, mëson in7 nga burime të besueshme brenda Vetëvendosjes.

Reka ishte propozuar fillimisht si Ministër i Jashtëm në Qeverinë Kurti, por me arritjen e fundit të bisedimeve disamujore për arritjen e koalicionit, siç duket pozita e Ministrit të Jashtëm do ti jepet Glauk Konjufcës, i cili sipas mediave në Kosovë, do të japë dorëheqje nga pozita e Kryeparlamentarit.
Si pjesë e grupit negociator, Reka mund të hyjë edhe si zëvendësministër në Ministrinë e Jashtme. Gjithçka do të merret vesh sonte vonë ose gjatë ditës së nesërme.

Reka njihet si person i afërt me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ky i fundit nuk ngurroi që edhe në fushatën për president të vijë të bëjë fushatë personalisht në Shkup e Kumanovë për siç e quante ai, profesor Rekën.

Afërsia mes Rekës dhe Kurtit ka filluar që në kohën kur të dy kanë qënë të angazhuar bashkë në aktivitetet e drejtuara nga veprimtari, Adem Demaçi.
Profesori dhe diplomati, Blerim Reka ka qënë ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Europian gjatë viteve 2006 – 2010. /in7.tv/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...