Ishte një kohë e vështirë për shqiptarët në trojet e tyre etnike, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Gjithandej kundërmonte erë lufte dhe shqiptarët po bëheshin klasë e shtresës së dytë në këtë shoqëri. Mirëpo, Sami Fejzulahi nuk u dorëzua asnjëherë. Pasi kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindjen tij Tërnoc të Luginës, ai vendosi t`i vazhdojë studimet e shkencave matematiko-natyrore në Prishtinë, të cilat i kreu me sukses. Në të njëjtën kohë, lufta kishte filluar në Kroaci dhe po i afrohej edhe Kosovës. Samiu nuk pa ndonjë perspektivë në vend dhe në vitin 1999 u vendos në Zvicër, në kuadër të bashkimit familjar. I etur për të pasuruar bagazhin e tij profesional dhe për ta praktikuar njohurinë e tij nga fakulteti, ai përfundoi shkollimin e agjentit të sigurimeve në Cyrih.
Fillimisht punoi si agjent sigurimesh në një kompani përkatëse, për një vit e gjysmë. Më pas, para pothuajse pesë vitesh ai vendosi të bëhet i pavarur duke hapur zyrën e tij të sigurimeve në kryeqytetin helvet të Bernës, me emrin „Lugina Versicherungen“. Kjo firmë punon nëpër të gjithë Zvicrën si një sigurues profesional dhe optimal përkujdesës. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për sigurim shëndetësor apo sigurim veturash, qoftë sigurimi i jetës, sigurimi i pensioneve apo sigurimi shtëpiak: “Lugina Versicherungen” është jashtëzakonisht me përvojë dhe gjithashtu do të gjejë një zgjidhje tërheqëse për nevojat tuaja të veçanta. „Sigurimi tek unë është një çështje besimi“, pohon Samiu enkas për Shtegu.com.
Tashmë, mbi një mijë klientë të kënaqur i besojnë sigurimit të Samiut, i cili përpos sigurimeve të lartpërmendura, merret edhe me patundshmëri, sigurim të firmave, plotësimin e tatimit të vlerës së shtuar etj.
„Kjo sferë më pëlqen pa masë, pasi ndërlidhet me studimet e mia nga matematika dhe përpiqem që klienti të jetë primar ën çdo aspekt. Nuk kam nevojë për shumë klientë, por ata të cilët sigurohen tek `Lugina`, automatikisht bëhen pjesë e kësaj familje dhe çdo gjë bëhet brenda këtyre katër mureve të zyrës dhe gjithçka ngle këtu. Për mua është me rëndësi që klientë të praktikojnë të komunikojnë edhe me sigurimet personalisht, por gjithmonë në kuadër të trekëndëshit klienti – sigurimi – Lugina“, ka vazhduar më tej Samiu.
Për një kohë të shkurtër, Samiu do të diplomojë edhe si këshilltar profesional financash në shkollën profesionale ekonomike në Bernë ku është duke i vijuar ligjëratat, ndërsa provimet do t`i përfundojë në IAF të Curihut.
Samiu nuk ndalet me kaq, pasi që prej themelimit, ai është anëtar i Lidhjes së mërgimtarëve të Tërnocit (LMT) e cila ka realizuar shumë projekte humanitare në vendlindje.

