Bukët e nxehta të Fadilit nxisin buzëqeshje te klientët austriakë

Date:

Fillimi i suksesshëm i furrtarit shqiptar me agjencinë austriake riz up:

„Unë linda me një pasion për pjekje“, thotë Fadil Muhadri, transmeton Shtegu.com.

Në një shkrim për të përdishmen austriake „Nön“, Fadili ka rrëfyer përse ezgjodhi profesionin e tij të preferuar.

„Emri im është Fadil Muhadri dhe dëshiroj t’ju tregoj historinë time. Unë vij nga Kosova, ku prindërit e mi kishin furrën e tyre disa dekada më parë, ndërsa unë ndihmoja që në moshë të vogël.
Çastet më të mira të asaj kohe ishin se ne kishim bukë të freskët çdo ditë në shtëpi dhe buzëqeshja që njerëzit e mbanin kur dilnin nga dyqani ynë. Në këtë mënyrë, vendosa: ‚Kur të rritem, dua ta kem furrën time‘. Në Austri kam ardhur në moshën 17-vjeçare, ku fillimisht punoja si shofer kamioni. Që në fillim u ndjeva i mirëpritur ngrohtësisht në Austri. Për këtë arsye, austriakëve doja t`u ktheja diçka, kështu që mora idenë që të hap një furrë tradicionale siç e njoh nga vendlindja.

Për mua ishte me rëndësi që për çdo ditë të përgatis bukë dhe pasta të freskëta dhe të bëra me dorë, kështu që unë kërkova staf që do ta zotëronte këtë mënyrë të përgatitjes dhe shumë shpejt e hapa furrën time të parë në Tulln. I kënaqur nga fytyrat e buzëqeshura që hynin çdo ditë në furrën time, vendosa të hap një filial tjetër në Krems. Dhe këtu jemi dhe vazhdojmë të ndjekim qëllimin tonë: T`i kënaqim njerëzit me mallrat tona të bëra me dorë çdo ditë“, ka përfunduar furrtari shqiptar në Austri, Fadil Muhadri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...