Vozitësja austriake e dëshpëruar që nuk mundi të shkojë në Shqipëri

Date:

Edhe pse vozitëse e shkëlqyeshme, për Birgit Kuttner Shqipëria është shumë larg. Austriakja nga rrethina Hollabrunn nuk mund të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, sepse zhvillohet në Shqipëri.

Çfarë viti për Birgit Kuttner! 34-vjeçarja nga Hollabrunn fillimisht arriti të mbrojë titullin e saj në kampionatin e zonës së Europës Qendrore në rallycross, të cilin asnjë grua më parë nuk ia doli.

„Ajo që për mua ishte veçanërisht e kënaqshme, është fakti se morën pjesë edhe konkurrentë të huaj“, pohon vozitësja autriake me një buzëqeshje. Në një kopnkurrencë të fortë, Birgit Kuttner (34) gjithashtu ngadhënjeu mbi vozitësit tjerë të vendeve fqinje austriake. Kundërshtarët e saj është dashur të kuptojnë se është e vështirë ta mbash në një distancë Kuttner. Pasi, vozitësja gjithashtu i fitoi titujt në kampionatin kombëtar sllovak në rivalcross dhe titullin e kampionit e nënkampionit në Republikën Çeke.

„Nëse e dini rëndësinë e këtij sporti në këto vende, është dy herë dhe tre herë e bukur“, tha Kuttner me krenari, transmeton Shtegu.com. Për këtë arsye, ajo u shpërblye edhe nga FIA, organizata ndërkombëtare ombrellë për sportet e automobilave, si gruaja më e mirë në Europë në rivalcross. Ky është edhe një tjetër sukses për Kuttner, pasi u morën parasysh të gjitha zonat e Europës.

Sidoqoftë, asaj iu bë një padrejtësi, pasi nuk mund të merrte pjesë personalisht në shpërndarjen e çmimit e saj si kampione CEZ dhe vozitësja më e mirë femër, sepse ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve të FIA zhvillohet në Shqipëri. „Kjo nuk ishte e mundur për sa i përket kohës dhe çmimit. Është turp që pas një sezoni të tillë nuk mund të jem e nderuar në një ambient të denjë, por në fund të fundit nuk do ta dëmtojë performancën time“, përfundoi Kuttner.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...