Gjurmëve të heronjve anonimë, shqiptari ia paguan gjobën bashkatdhetarit

Date:

Policia kufitare gjermane në Lindau, përjetoi një rast mjaft të pazakonshëm kur ata u përpoqën të zbatonin një urdhërarrest gjatë një nate në prag të Krishtlindjes. Një shqiptar po kthehej në shtëpi për Krishtlindje, në një gjendje mjaft dëshpëruese.

Paraprakisht, policia gjermane e kontrolloi një autobus që po udhëtonte në drejtim të Italisë. Ndër të tjera, ata kontrolluan edhe një shqiptar 41-vjeçar. Ai ishte nisur i vetëm me linjën e natës të kompanisë së autobusëve nga Frankfurti në Romë. Nga atje ai dëshironte të vazhdonte për në vendlindje. Hetuesit konstatuan në të kaluarën ai i kishte shkelur rregullat e Ligjit të të huajve në Gjermani. Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest nga Traunsteini, transmeton Shtegu.com. Në parim, personi i arrestuar ka mundur të shmangte arrestimin me të cilin i kërcënohej 30 ditë burgim, duke paguar një gjobë prej 375 eurosh. Por, ai nuk ka qenë në gjendje ta paguaj shumën e kërkuar.

Meqenëse zyrtarët përfundimisht nuk gjetën ndonjë zgjidhje, shqiptarin e pafat e morën dhe e vendosën në automjetin zyrtar. Udhëtimi pasues për në Kempten për të vuajtur dënimin gjatë ditëve të Krishtëlindjes dhe ndërrimit të motmotit dukej i pashmangshëm.

Papritmas, një bashkatdhetar i shqiptarit i cili e kishte përcjellur ngjarjen në autobus, iu afrua zyrtarëve. Ai u kërkoi policëve që ta lironin shqiptarin e mërzitur, duke ia paguar gjobën e kërkuar. Pas përfundimit të gjithë kësaj ngjarje, autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin e tij me të gjithë pasagjerët.

Për shkak të pengesave gjuhësore, mbeti e paqartë nëse i panjohuri e bëri për hir të Krishtëlindjes këtë vepër humane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...