Autorët e dyshuar të grabitjes së Bankës Kantonale në Friborg, në filialin në Attalens, janë arrestuar.
Policia zvicerane ka arrestuar dy të dyshuar si autorë të grabitjes së Bankës Kantonale në Friborg, në filialin në Attalens, më 10 janar.
Autorët e dyshuar kishin kërcënuar punonjësit dhe një klient të institucionit me një armë para se të merrnin disa dhjetëra mijëra franga zvicerane. Përkundër ndërhyrjes së shpejtë dhe e të vazhdueshme të patrullave të Fribourgit dhe të Kantonit Vaud, ata nuk mundën të arrestoheshin, transmeton Shtegu.com.
Hetimet e ndërmarra nga agjentët hetues të policisë në Fribourg, në bashkëpunim me policinë në Vaud dhe Valis, bënë të mundur arrestimin e autorëve të dyshuar, dy persona të moshës 32 dhe 30-vjeçare, me origjinë nga Kosova dhe Franca. Një pjesë e të hollave është gjetur gjatë kontrolleve të ndryshme të kryera.

