Pensionistët kosovarë merrnin ndihma sociale edhe pse nuk banonin në Austri

Date:

Një çift bashkëshortor nga Kosova, brenda dy viteve ka marr mbi 25 mijë euro beneficione sociale, edhe pse kryesisht kanë jetuar jashtë vendit.

Nga viti 2017 deri në vitin 2019, një kosovar 70-vjeçar, i cili gjithashtu ka nënshtetësi austriake dhe bashkëshortja e tij 62-vjeçare nga Kosova, ka pranuar një ndihmë mujore nga shteti austriak, shkruajnë mediat vendore.

Megjithatë, sipas policisë, çifti nuk jetonte në Austri, por ishte „kryesisht“ jashtë vendit, informon Shtegu.com. Megjithatë, që të dy nuk e kishin raportuar këtë rast në kompaninë e sigurimeve pensionale.

Burri dhe gruaja e tij, në mënyrë të paligjshme morën kompensimin social. Brenda dy viteve ata morën mbi 25,000 euro më tepër nga beneficionet sociale.

Mirëpo, institucioni austriak ia ndërpreu ndihmat sociale në janar të këtij viti. Çifti është regjistruar nga policia në mënyrë të ligjshme në Klagenfurt.

Shtesa kompensuese ka për qëllim të sigurojë një të ardhur minimale për çdo pension që ka vendbanimin e tij të ligjshëm, të zakonshëm në Austri. Shpesh përmendet si i ashtuquajturi „pensioni minimal“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...