Banorja e Zvicrës, Edra Kükmen ka humbur një pjesë të parave të kursyera. Pas një kërkimi publik, pasuan komente të pasjellshme në mediat sociale.
Edra Kükmen humbi një zarf me 16,659 franga zvicerane në të. Pasi gruaja nga Cyrihu e kishte futur në anën e makinës te dera e shoferit, dy ditë më vonë, zarfi nuk ishte më aty. Ajo është e bindur se zarfi duhet t`i ketë rënë gjatë hyrjes dhe daljes nga vetura të shtunën.
Gazeta zvicerane „20 Minuten“ raportoi të enjten për fatin e nënës vetushqyese dhe filloi publikisht një kërkim. Por pa sukses: Ende nuk ka asnjë gjurmë të parave të gatshme, siç thotë 28-vjeçarja. Florian Grossmann, kreu për media në Policinë e Kantonit Schëyz, gjithashtu e konfirmon këtë rast: „Deri më tani, askush nuk ka raportuar dhe njoftuar në Policinë e Kantonit Schëyz se i ka gjetur paratë e humbura“.
Siç thotë 28-vjeçarja, reagimet në mediat sociale kanë qenë goxha të pakëndshme. Shumë përdorues të Facebook-ut janë shprehur në mënyrë negative: „Nuk është çudi që marrëzia nuk është e lindur nga andej prej nga vjen“, shkruan një përdorues. Një tjetër thotë: „Fajëso vetveten, lopë budallaqe“.
Disa përdorues madje pretendojnë se 28-vjeçarja e ka shpikur humbjen e të hollave. Policia Kantonale në Schëyz konfirmon se është prqanuar një raport përkatës të humbje së parave. Kükmen është dashur t`i tregojë policisë certifikatën e bankës me të cilën tregohet shuma e parave. Grossmann thotë: „Pronari i ligjshëm i parave ose një sendi të gjetur duhet t’i sigurojë policisë prova se ai në të vërtetë humbi paratë ose sendin“.
Përveç akuzave për gënjeshtra, në Facebook nëna vetushqyese është akuzuar edhe për mashtrim sigurimesh, transmeton Shtegu.com. Martin Eling, një profesor në Universitetin e St. Gallenit dhe një ekspert i pavarur i sigurimeve, thotë: «Në thelb, ju mund të merrni sigurimin shtëpiak kundër vjedhjeve. Një mbrojtje e tillë mund të përfshijë edhe paratë e gatshme».
Sidoqoftë, ai thekson se rasti aktual nuk është qartë një vjedhje, por një humbje e pastër. „Për dallim nga vjedhjet, përgjithësisht nuk ka humbje të pastër në mbulesën themelore“. Në këtë rast, sigurimi paguan vetëm nëse diçka është vjedhur – por jo nëse diçka humbet.
„Të sigurohen sasi të mëdha parash ndaj një humbje të thjeshtë, mua më duket shumë e pazakontë“, thotë Eling. Ai shton: „Në këtë drejtim, do të më befasonte shumë në rastin aktual nëse me të vërtetë bëhet fjalë për ndonjë mashtrim sigurimesh“.
Lidhur me të gjitha komentet, 28-vjeçarja thotë: Është turp që ka njerëz me kaq urrejtje në shoqërinë tonë. Falë Zotit, unë jam një grua e rritur dhe mund t’i fshij këto komente negative ». Por ajo thekson:« Nuk duhet të harrojmë se ngacmimi i këtij lloji u ka kushtuar me jetë adoleshentëve». 28-vjeçarja shton: «Unë mendoj se duhet më tepër ta përkrahim njëri-tjetrin».
Përveç komenteve negative, disa lexues kanë kontaktuar edhe „20 Minuten“, të cilët dëshirojnë të ndihmojnë nënën vetushqyese. Një lexues ka pohuar: „Unë e di se si është të jesh në raste nevioje urgjente“. Edhe pse nuk ka jetesë të mirë, ai dëshiron t’i ofrojë mbështetjen e tij për gruan: „Nuk është patjetër të jetë aspekti financiar. Ndoshta mund të dhurohen edhe mobilje që nuk përdoren më». Ai shton: «Komentet negative janë me të vërtetë domethënëse. Nëse nuk doni ose nuk mund të ndihmoni, atëherë duhet ta lini vetëm. Të poshtërosh këtë grua, është e papranueshme».
Lexuesit e tjerë sugjerojnë mbledhjen e donacioneve: «Kur e lexova rrëfimin, u ndjeva keq për gruan. Tani ajo ka nevojë për mbështetje dhe asnjë qortim“, thotë një burrë. Dhe një lexues thotë: «Unë mund ta imagjinoj që kjo është një humbje serioze për gratë. Kjo është arsyeja pse unë dua të dhuroj diçka».

