6 te vdekur 11 te plagosur, shoferi i dehur perplas grupin e turisteve

Date:

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit në Lutago të Italisë, ku për pasojë humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.

Ngjarja ndodhi diku rreth orës 01:15, ku një makinë me shpejtësi të lartë goditi një grup njerëzish në buzë të rrugës, të cilët ishin të gjithë turistë të rinj gjermanë.

Teksa dinamika e aksidentit mbetet e paqartë, nisur nga çfarë raportojnë mediat italiane, pasi kaluan mbrëmjen në një klub, grupi i turistëve gjermanë ndodhej pranë një autobusi turistik kur u godit nga një makinë, e cila drejtohej nga një 28-vjeçar, që rezultoi me përmbajtje shumë të lartë të alkoolit. I riu është arrestuar dhe dërguar në spitalin Brunico për t’iu nënshtruar analizave përkatëse.

Nga 11 të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë, mes tyre një grua. Kjo e fundit u transportua me helikopter gjatë natës, drejt klinikës universitare të Innsbruck, Austri. Lajmi Fundit

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...