Zhduket 17-vjeçarja në Zvicër, policia është në kërkim të saj

Date:

Policia zvicerane është në kërkim të 17-vjeçaren Sara M. Që nga 27 dhjetori, ajo është zhdukur, njofton policia e Kantoni Vaud, transmeton Shtegu.com.

Nga 17-vjeçarja Sara M. nga Baulmes VD, që nga 27 dhjetori nuk ka më asnjë gjurmë. Sipas policisë në Vaud, ajo mund të ndodhet në rajonin Yverdon-les-Bains.

Sara është e gjatë 1.50 metra, ka një figurë të hollë, flokë të gjatë të zinj dhe sy ngjyrë kafe. Në kohën e zhdukjes së saj, policia tha që ajo kishte veshur xhinse blu, një xhaketë të verdhë, jelek kafe, këpucë Nike të verdha dhe të zeza dhe një çantë bezhë të mesme me model të vogël Chanel.

Kushdo që e ka parë Sara ose ka informacion në lidhje me zhdukjen e saj, lutet që të kontaktojë Policinë Kantonale në Vaud.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...