Gjermania do të vazhdoj të mbështes vendin dhe të jep kontributin e saj për vazhdimin e rrugës drejt BE-së, ndërsa vendi duhet të vazhdoj rrugën drejt reformave dhe sundimit të së drejtës. Këtë e deklaroi sot nga Shkupi ministri i Jashtëm gjerman, Hajko Mas, gjatë konferenencës së përbashkët me homologun e tij, Nikolla Dimitrov. Mas ka thënë se vendi i përket Evropës dhe dëshirojnë që BE të mbaj fjalën e saj ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai ka përmendur edhe një herë marrëveshjen historike me Greqinë, duke e quajtur atë si një ndër arsyet që vendi meriton të filloj negociatat për anëtarësim. Ai tha se nuk bëhet fjalë vetëm për kredibilitetin e BE-së, por edhe për interesin strategjik për rajon stabil dhe të sigurt në zemër të Evropës
Hajko Mas, MPJ e Gjermansië
“Ai që do të arrij të bëj kompromise të dhimbshme me fqinjët e tij, i cili do të fillojë reforma afatgjate, duhet t’ia hapim derën e BE-së, ajo është fryma e projektit evropian. Askush në BE nuk e vendos në pikpyetje perspektivën qasëse të Maqedonisë së Veriut. Tani na mbetet ne të japim gjithçka që kemi në dispozicion, ta shfrytëzojmë si mbështetje të BE-së”.
Dimitrov, nga ana e tij, ka theksuar marrëdhëniet e mira politike dhe ekonomike me Gjermanisë dhe ka thënë se shpreson që simboli i rënies së Murit të Berlinit, do të jetë nxitje që 30 vite më vonë, të rrënojnë barrierat që e ndajnë rajonin me BE-në dhe do ta shtyjnë drejt transformimit të pakthyeshëm demokratik në BE.
Nikolla Dimitrov
“Ne si shtet, por edhe si rajon kemi punë të papërfunduar dhe kemi biseduar çka na pret që të kemi sukses edhe BE-ja edhe ne, sukses në shtëpi dhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse aq sa ne kemi interes të jemi pjesë e BE-së edhe BE ka interes që të jemi pjesë e saj. Rajoni gjeografikisht i përket Uninot”.
Në kuadër të vizitës së tij në Shkup, Mas do të takohet edhe me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski dhe me kryeminsitrin Zoran Zaev.
/Shenja

