Politikani shqiptar nga Zvicra, Arbër Bullakaj donte të bëhej këshilltari i parë nacional në Zvicër me prejardhje nga Kosova. Meqenëse „SP-ja e tij“ nuk arriti të fitonte një vend të tretë, Arbëri dështoi në zgjedhje – megjithë përpjekjet e mëdha dhe praninë e madhe të mediave. Tani supozohet që “rruga e tij e mundimshme“ të shkojë përmes këshillit kantonal.
Ai dëshiron t’ua ngritë zërin atyre të cilëve në politikë shpesh u mungon, shkruan “Hallowil”, përcjell Shtegu.com. Përkatësisht atyre me prejardhje migracioni – pavarësisht prejardhjes. Me këtë qëllim dhe synim, Arbër Bullakaj u fut në një fushatë zgjedhore të Këshillit Kombëtar, të cilin e quajti „të gjallë“ dhe i solli shumë ekspozim në media. Edhe televizioni zviceran raportoi në detaje mbi djaloshin që dëshironte të bëhej këshilltari i parë nacional në Zvicër, me prejardhje nga Kosova.
Ishte e parashikueshme se politikani shqiptar nuk do të kalonte në listën e SP-së kundër dy të mëparshmëve, Barbara Gysi dhe Claudia Friedl. Në fund, mungonin pothuajse 9000 vota. Meqenëse partia ishte gjithashtu pak në distancë të gjatë për të fituar një vend të tretë, Arbëri tashmë është zëvendësues i parë i këshilltari nacional nga radhët e SP-së. Vallë, a është paraqitur ndonjë derë për të? Se njëra nga dy gratë do të tërhiqet gjatë legjislaturës 2020-2024, kësaj here gjasat nuk duken të jenë aq të mëdha. Skenari më real është që këshilltari shtetëror Paul Rechsteiner, të mos i bëjë katër vitet e plota dhe ai të zëvendësohet nga një këshilltar nacional nga radhët e SP-së, dhe kështu të lirohet një vend në Këshillin Kombëtar zvicerans. „Fillimisht, në votimin e dytë ne duhet ta sjellim sërish Paul Rechsteinerin Këshillin Shtetëor“, thotë me diplomacy Arbëri.
Në këtë mënyrë, kryeqyteti helvet duket se është larg për Arbërin, përcjell Shtegu.com. A nuk është Zvicra e gatshme në vitin 2019, për një këshilltar nacional me prejardhje migrimi? „Po. Zvicra është e gatshme. Jam inkurajuar shumë. Sidoqoftë, tani është duke fryrë një erë e ndryshme politike dhe SP ka humbur shumë vota”, thotë Arbëri. Një vështrim në rezultatet e votimit dëshmon: Arbëri ka marr rreth 3.500 vota më shumë se sa këshilltari komunal nga Wili, Dario Sulzer dhe gjithashtu disa më shumë se sa dy bashkëpresidenteve të fraksionit, Bettina Surber dhe Laura Bucher. Megjithatë: SP-së në këto zgjedhje i mungonte nota e gjelbër.
Meqenëse në jetën e Arbërit, dorëzimi në esencë është një fjalë e huaj, rruga tashmë është rishqyrtuar. Tani duhet të jetë “rruga e tij e mundimshme”, siç thotë Arbër Bullakaj. Shprehja përshkruan një proces mjaft të ashpër të një politikani. Me këtë shprehje, politikani shqiptar i SP-së mendon në Këshillin Kantonal të St. Gallenit. Që gjatë kësaj jave, partia e tij do t`i bëjë publike nominimet për zgjedhjet e pranverës. Peter Hartmann nga Flaëili nuk do të garojë më si „ish“, që për Arbërin rruga mund të jetë e hapur.
Për Arbërin tashmë ështe qartë: Me misionin e tij ai është akoma në fillim. „Vetëm kur ndonjëherë me fushatën time zgjedhore dhe temat e mia nuk do të bie në sy dhe nuk llogaritem më si një pionier, atëherë jemi në cakun e duhur. Prandaj, do të dëshiroja të them që nuk jam i vetmi që merret me temën e prejardhjes së emigrantëve”.

