Blerim Reka flet se a do të kyçet në skenën politike në Maqedoninë e Veriut

Date:

Ish-kandidati shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, profesor Blerim Reka ka folur në emisionin “200” në Alsat lidhur me mundësinë e angazhimit të tij politik në Maqedoni. I pyetur se a mund ta shohim si një figurë politike të opozitës, Reka është përgjigjur: “Nuk e kam përjashtuar asnjëherë këtë.”, përcjellë INA. Ai po ashtu ka folur edhe për përkrahjen e hapur për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Profesori Reka ka thënë se është herët për të folur se a do të përfshihet apo do të ketë angazhim politik dhe institucional në Kosovë, pas fitores së Kurtit. “E kam mbështetur konceptin e Kurtit që është identik me filozofinë time politike për republikën, për ligjin, rendin, kundër korrupsionit dhe kundër klientelizmit politik. Jam i lumtur që një opsion i tillë fitoi në Kosovë dhe është një lajm i madh për Ballkanin për ndryshim. E kam mbështet Albinin edhe para luftës, edhe pas luftës në Kosovë. Ai është modeli i politikanit ballkanik që do të bëjë ndryshimin”, nënvizoi Reka, i cili së fundi i është shmangur daljeve publike televizive pas zgjedhjeve presidenciale si kandidat i pavarur i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare ASH dhe Lëvizja BESA. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...