“Messi është njëshi për mua, por Ronaldo është i mrekullueshëm”

Date:

Edhe pse Cesar Luis Menotti nuk është adhurues i debatit të famshëm Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, ish-ylli argjentinas tregoi se kush është më i miri por këmbënguli se i do të dy.

Megjithëse ia mbajti anën bashkatdhetarit të vet Messit, Menotti e lavdëroi superyllin portugez Ronaldon, transmeton Gazeta Express.

“Messi është gjithmonë njëshi për mua, por Cristiano Ronaldo është i jashtëzakonshëm”, tha Menotti për La Gazzetta dello Sport.

“Nuk më pëlqen t’i bëj këto krahasime, megjithatë. Sepse ato nuk i bëjnë mirë futbollit”, shtoi ai.

“Ne duhet t’i shijojmë të dytë. Kaq. Ata janë të ndryshëm, të veçantë. Ronaldo është i paparë në zonë, derisa Messi më i kompletuar në pjesët e tjera të fushës”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...