Në Bavari të Gjermanisë është qëlluar për vdekje një shqiptar, një tjetër është plagosur rëndë. Policia ka arritur t`i arrestojë autorët e dyshuar 30- dhe 41-vjeçarw nga Kosova. Paraprakisht, ata ishin arratisur.
Mbrëmjen e së mërkurës, një shtetas 39-vjeçar serb është qëlluar për vdekje, në qytetin bavarez Abensberg në një parking para një supermarketi, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Një person tjetër 46- vjeçar është qëlluar dhe është plagosur rëndë, ka deklaruar një zëdhënës i policisë. Asaj mbrëmje, oficerët policorë kanë arrestuan dy të dyshuar.
Motivi dhe shkaqet e këti krimi, për momentin janë plotësisht të paqarta. „Aktualisht programi i plotë i policisë për krime të rënda është vënë në funksion“, tha zëdhënësi.
Autorët e dyshuar – dy kosovarë – fillimisht kishin ikur, por pas një kohe të shkurtër kanë mundur të arrestohen. Gjatë këtij aksioni, në veprim ka qenë edhe një helikopter policie.
Sipas zëdhënësit, të shtënat e para mbi 39-vjeçarin janë shkrepur rreth orës 18:00 në parkingun në fjalë. Rreth gjysmë ore më vonë në afërsi, gjithashtu në Abensberg janë dëgjuar më shumë të shtëna. Edhe personi i dytë është plagosur rëndë.

