Italia ashpërson qëndrimin ndaj terrorizmit islamik, dëbohet një kosovar

Date:

Një kosovar 31-vjeçar, i cili që nga viti 2001 ka jetuar në Itali me lejeqëndrim të rregullut, për dhjetë vitet e ardhshëm është dëbuar nga qyteti Udine, ku edhe ka banuar.

Për shkak të masave të sigurisë, vendimi është sjellë nga Ministria italiane e Brendshme, thuhet në një komunikatë të lëshuar gjatë të shtunës nga policvia italiane. Kosovari akuzohet për propagandë fundamentaliste, ndërsa ai kishte marrë pjesë edhe në qendrën e stërvitjeve në Turqi, duke planifikuar një udhëtim për në Siri dhe për t`iu bashkuar ushtarëve të Shtetit Islamik.

Në një xhami të qytezës Friaul të Italisë, ai kishte bërë propagandë për rekrutim të ushtarëve të rinj të SHI-së. Italia, tashmë e ka ashpërsuar qëndrimin ndaj terrorizmit islamik. Gjatë javëve të fundit, rreth 40 të huaj janë dëbuar nga Italia në lidhje me këtë çështje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...