11:41:03 2019-09-02
Gjatë këtij viti, në Liqenin Bodensee të Zvicrës janë mbytur disa persona. Jo të gjitha kufomat kanë mundur të gjenden, prandaj dyshohet se në këtë liqe gjenden rreth njëqind trupa të pajetë.
Rreth orës 17 të së martës, në Liqenin Bodensee në Friedrichshafendodhi një aksident. Një notues zbuloinjë person që po lëvizte i pajetë mbi ujë. Së bashku me notuesit e tjerë, 78- vjeçari ka mundur të sillet në bregdet, siç shkruan policia në një njoftim për shtyp, informon Shtegu.com. Një mjek rastësisht i pranishëm ishte në gjendje ta ringjallte personin për një moment. Ai u dërgua në një klinikë, ku pak para orës 23.00 në njësinë e kujdesit intensiv.
Gjithashtu në Kantonin e St. Gallenit, një person është tërhequr i vdekur nga Liqeni Bodensse gjatë këtij viti. Një kalimtar zbuloi trupin e pajetë në 1 maj në Rorschach SG. Në një procedurë komplekse, njeriu më në fund ka mundur të identifikohet me anë të statusit të dhëmbit. Ishte një eritreas 24-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur tre javë më parë nga të afërmit.
Në Kantonin Thurgau, nuk pati ndonjë aksident në Liqenin Bodensee. Sidoqoftë, një person 83-vjeçar u nxjerr i vdekur nga liqeni në Arbon TG në fund të qershorit. Nga se vdiq njeriu, nuk mund të sqarohej përfundimisht. Policia Kantonale Thurgau raportoi se nuk kishte prova të veprimit nga ndonjë person tjetër. Burri kishte rënë nga një anije. Dyshohet një shkak shëndetësor.
Të dy personat në Rorschach dhe Arbon janë nxjerrë nga uji. Por, kjo nuk është në shumë raste kështu. Në korrik të vitit 2015, në këtë liqe në Egnach u mbyt një shtetas kinez me vendbanim në Thurgau. Trupi i tij nuk ka mundur të gjendet asnjëherë, përkundër një kërkimi me sondë.
Trupi i tij është njëri nga pothuajse njëqind të tjerëve të fundosur në Liqenin Bodensee. Që nga viti 1947, është duke u ruajtur një listë e personave të zhdukur në këtë liqe. „Për momentin, në këtë listë janë 99 persona“, thotë Marcel Kuhn, kreu i policisë ujore në Thurgau. Për shkak se Liqeni Bodensee mund të jetë më i thellë se 250 metra në varësi të nivelit të ujit, kufomat nuk arrijnë të dalin në sipërfaqe, informon Shtegu.com. „Nga thellësia prej 60 metrash, liqeni është vetëm katër gradë i ftohtë. Është si frigorifer. Në këtë temperaturë, vështirë se prodhohen gazra të cilat mund ta çojnë trupin lart”, thotë Kuhn. Presioni i ujit bën pjesën tjetër dhe përveç kësaj parandalon ngritjen. „Deri në 20 metra nën nivelin e detit, gjasat janë të mira që një trup do të del në sipërfaqe“, thotë Kuhn.

