Për dy vite nga Shqipëria ikën 6.500 motra medicinale

Date:

Tiranë, 2 shtator – Për dy vite Shqipërinë e kanë braktisur 6.500 motra medicinale ndërsa ai numër gjithnjë e më shumë rritet.

Këtë për Ora Njuz e ka deklaruar Elson Jaçaj, kryetar i Shoqatës së motrave medicinale duke shprehur më pas shqetësim pasi largimi masiv i personelit shëndetësor në vendet e Evropës Perëndimore, para së gjithash në Gjermani, do të shkaktojë pasoja serioze në këtë sektor, transmeton Koha.mk

Ka shtuar se mes atyre të cilët dëshirojnë ta braktisin Shqipërinë janë edhe mjekët të cilët të nxitur nga pagat e larta dhe kushtet më të mira për punë shumë prej tyre ndjekin kurse të gjermanishtes që më vonë të fillojnë me punë në këtë vend.

“Vëllimi i punës është rritur, ndërsa numri i personelit shëndetësor është i njëjtë ose zvogëlohet dhe çdo motre medicinale dyfish i rritet vëllimi i punës. Në dy vitet e fundit pothuajse 6.500 motra medicinale e kanë lëshuar vendin, ndërsa vetëm në Klinikën universitare ‘Nënë Tereza’ rreth 150”, ka thënë Jaçaj.

Thekson se nëse kjo është aq e dukshme në Klinikën universitare, e njëjta situatë ndodhë edhe në spitalet tjera rajonale dhe se kjo dukuri nuk ka goditur vetëm institucionet e shëndetësisë publike por edhe ato private.

“Të dhënat alarmante duhet ta ‘zgjojnë’ qeverinë e cila duhet t’i rritë pagat e mjekëve dhe motrave medicinale si dhe të përmirësojë kushtet për punë. Duam që ata të mos merren me premtime, por me punët e vërteta dhe nevojat në shëndetësi”, thekson Jaçaj duke shtuar se para largimit për Gjermani janë rreth 200 motra medicinale.

Nga Oda e mjekëve theksojnë se vendin e kanë braktisur 164 mjekë ku veçmë po ndjehet mungesë e mjekëve në vend. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...