Flet xhaxhai i Ilir B.: Shqiptarët nuk i zgjidhin problemet me dhunë

Date:

09:27:27            2019-08-29

 

Në Dietikon ZH të Zvicrës, verimaqedoniani Ilir B. (37) vrau bashkëshorten e vet (34) me armë të ftohtë. Ai më pas u arratis në Zvicrën Lindore, ku u arrestua pak kohë më vonë. Përmes «Blick», tani është prononcuar xhahai i vet.

Ishte pika kritike e një konflikti martesor të përshkallëzuar: Ilir B. (37), një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, të hënën e theri për vdekje gruan e tij Luiza B. (34) në Dietikon ZH , shkruan «Blick». Pas veprimit të përgjakshëm, burri 37-vjeçar merr djalin dhe arratiset te të afërmit në Zvicrën Lindore, ku më në fund arrestohet nga policia zvicerane.

Shpejt bëhet e qartë: Akti kishte një histori të mëhershme. Qysh në vitin 2018, vrasësi i mëvonshëm ishte regjistruar në dosjen policore për dhunë dhe kërcënime ndaj gruas së tij, me të cilën ishte 16 vjet së bashku.

Për herë të parë, xhaxhai i Ilir B. shpreh mendimin e vet, nipi i tij jetoi me të për një kohë të gjatë. Xhaxhai nuk mund ta imagjinojë një motiv për vrasjen. „Edhe unë nuk e di se çfarë mendimesh mund t`i kenë ardhur në kokë atë ditë. Vetëm Iliri e di atë ”, thotë ai në medime. Xhaxhai nuk beson se religjioziteti i vrasësit mund të kishte lidhje me motivin. „Ai sigurisht nuk është një mysliman radikal“.

Edhe për të, humbja e Luiza B. peshon shumë: “E doja dhe respektoja si fëmijën tim. Në fund të fundit, ajo i dhuroi nipit tim katër fëmijë, të cilët ne nuk e dimë se ku ndodhen tani „.

Për vetëm një ditë, i moshuari jo vetëm që humbi Luiza B., e cila ishte si një vajzë për të, por edhe nipin e tij.

Por, në lagjen e dikurshme të Luiza B. për Ilir B. kanë mbresa më të këqija. „Jam i sigurt se ai e rrihte rregullisht“, thotë një banore lokale.

Xhaxhai i vrasësit thotë vetëm: „Iliri sigurisht se nuk është engjull. Por ai nuk është as djallë”. Dhe: Tani ai ka frikë për imazhin e shqiptarëve në Zvicër. Ai pohon: „Shqiptarët nuk janë të ardhur nga mali, të cilët problemet e veta i mbrojnë me dhunë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...