Edhe një ish-ministër i Gruevskit e la Shutkën dhe shkon në shtëpi

Date:

 
2019-08-10
 

Mile Janakievski, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve në qeverinë e Nikolla Gruevskit sonte nga qelitë e Shutkës është dërguar për në arrest shtëpiak, përcjellë INA.

 

Sipas avokatit të tij Elenko Milanov, paraburgimi i është zavendësuar me arrest shtëpiak pas një vendimi që ka dhënë Gjykata e Apelit.
Kjo gjykatë e shkallës së dytë dje ka shqyrtuar ankesën e Janakievskit dhe se ka vendosur në favor të tij. Ish-ministri kohëve të fundit është ankuar për probleme shëndetësore, por mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë për ndërhyrje mjekësore. Ai së fundi kishte hyrë edhe në grevë urie dhe nga kjo iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Janakievski nga Prokuroria Speciale ngarkohet për vepra të ndryshme, disa prej të cilave i ka kryer bashkë me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...