Pasagjerët e Wizz Air-it tmerrohen nga turbulencat e forta në relacionin Bazel-Shkup

Date:

00:57:33              2019-08-10

Në redaksinë e Shtegu.com, sapo ka ardhur një informatë se avioni i kompanisë ajrore Wizz Air, fluturimi ë67732 i së premtes, në relacionin Bazel-Shkup, ka pasur turbulenca të mëdha gjatë fluturimit. Pasagjerët dukshëm të shqetësuar dhe të frikësuar, për fat të mirë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim, por kanë kaluar vetëm me drithërima e lutje që të aterrojnë sa më shpejt në tokë.

Bile disa nga ta, këtë panikë kanë filluar ta shndërrojnë në humor duke shtuar besimin tek të tjerët se fluturimi do të realizohej pa ndonjë pasojë. Të përkujtojmë se avioni është dashur të niset në terminin e rregullt në ora 21:40, ndërsa ai është ngritur në qiell me pothuajse një orë vonesë.

Me siguri se frika e udhëtarëve është shtuar pas një turbulence të madhe rë avionit me 121 pasagjerë në bord, të relacionit Bazel-Prishtinë të datës 17 qershor të këtiij viti, që ka shkaktuar lëndimin e rreth 10 personave.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...