Zaev me premtime të ngjajshme si Gruevski, atëherë marketing politik- tani projekte për qytetarët

Date:

Edhe pse në gjashtë muajt e parë të këtij viti, realizmi i investimeve kapitale është vetëm 20%, kryeministri Zaev paralajmëroi cikël investues prej rreth 5 miliard euro.

“1 miliard në rrugë, 1 miliard në hekurudha, 1 miliard në energjetikë, Qendër e re klinike, Investime në zhvillimin rural dhe bujqësor, Stacione të reja për pastrim. Fabrika rajonale për mbledhjen dhe përpunimin  e mbetjeve. Sistem ujësjellësi dhe kanalizimi. Shkolla dhe çerdhe . . .”, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Premtim të ngjashëm në vitin 2009 dha edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Atëherë ai paralajmëroi investime në lartësi prej tetë miliard eurove. Zaev deklaratën e tillë të Gruevskit e karakterizoi si marketing politik.

“Kjo absolutisht nuk është e mundur dhe është marketing politik për dy arsye: E para – VMRO-DPMNE-ja është në pushtet tashmë tre vite dhe nuk ka asnjë denarë investim. E dyta – Për shkak se Gruevski nuk do të mund ta udhëheq Maqedoninë dhe shumë kohë”, thoshte Zaev atë kohë.

Cikli investues prej 8 miliard eurove që e premtoi kryeministri i atëhershëm, Gruevski, në vitin 2009, përfshinte tetë sfera: energjetikë, transport, ujësjellës dhe kanalizim, ambient jetësor, banesa sociale, objekte sport, kulturë dhe arsim. Kjo ishte në suaza të programit qeveritar 2009-2016.

Por, a ka me të vërtetë aq mjete në buxhet dhe a mundet me të vërtet shteti të siguroj aq mjete për investime. Sa për ilustrim, Kuvendi për vitin 2019 miratoi buxhet rekord prej 3,7 miliard eurove.

Analisti, Xhevdet Hajredini, tha se jo vetëm pushteti i tanishëm por edhe ato të mëparshmet bëjnë propagandë e cila nuk mund të realizohet në realitet. Sipas tij, premtimet që nuk janë reale e ulin besimin te qytetarët.

“Momentalisht në horizont nuk kemi asnjë investitor konkret me të cilin Qeveria bisedon apo ka ardhur të interesohet që të investojnë në Maqedoni. Nuk kemi asnjë. Ndërsa tri vite kalojnë aq shpejtë saqë kaluan edhe këto tri vite që i shpallte se do të jenë vite ekonomike. Nuk u realizua asgjë, njëjtë sikur edhe Gruevski premtonte investime 8 miliard”, deklaroi Xhevdet Hajredini.

 Sa për ilustrim, edhe pse në vitin 2018 u planifikuan 400 milion euro për investime kapitale, megjithatë u harxhuan 197 milion euro, pas çka u bë ribalans dhe shuma u ul në 300 milion. Sipas llogaritjeve, në dhjetë vitet e fundit, viti 2018 ka qenë viti më i keq për realizimin e investimeve kapitale. Për vitin 2019 janë paraparë 418 milion euro për projekte të mëdha infrastrukturore. Por, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e financave, për gjashtë muaj janë harxhuar vetëm 20% nga buxheti i planifikuar për investime kapitale – sektor i cili është me rëndësi kyçe për rritjen ekonomike të Maqedoni. Përveç numrave të këqij, Qeveria për këtë vit pret pothuajse 80% realizim të investimeve kapitale, për shkak se, siç thonë, për dallim të vitit të kaluar, tani ka probleme me dokumentet e projekteve dhe problemet tjera të trashëguara./Tv21

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...