Veseli: Tomor Morina nuk do të ekstradohet në Serbi

Date:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Tomor Morina, ish-ushtari i UÇK-së i ndaluar në Maqedoninë Veriore ditë më parë, kurrsesi nuk do të ekstradohet në Serbi dhe së shpejti do t’i kthehet familjes së tij.

Në një postim në Facebook, Veseli ka thënë të ketë qenë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Shkup por edhe me avokatin e Morinës.

“Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij”, ka thënë Veseli, raporton Koha.net

Ai tha se Kosova do jetë përherë mirënjohëse ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...