Gjykata Administrative ia kthen kompetencat Taravarit në fushën e arsimit

Date:

Gjykata Administrative hedh poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për marrjen e kompetencave të kreut të komunës së Gostivarit në arsim, në fushën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore. Sipas vendimit të Administratives, ankesa e komunës së Gostivarit është miratuar, ndërkohë, shpallet i pavlefshëm vendimi i Ministrisë për marrje të kompetencave të kreut të Gostivarit Arben Taravari. Kreu i Gostivarit në reagimin e tij ka theksuar se ky vendim konfirmon marrjen e kompetencave pa kurrfarë të drejte.

Kjo Gjykatë në periudhë të drejtësisë së kufizuar e aprovoi padinë e Komunës kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës se në mënyrë të paligjshme kryetarit të komunës së Gostivarit i janë marrë kompetencat në fushën e arsimit. Pra, tash secili nxënës, prind, qytetar, përfshirë këtu edhe militantët partiakë të BDI-së e kuptojnë se ata që morën në qafë arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në komunën tonë, kanë emër e mbiemër dhe adresë. Nëse ka pikë morali në vete, Arbër Ademi duhet të kërkoj falje tek nxënësit, prindërit dhe arsimtarët e Gostivarit, dhe të deponojë tek
kryeministri, dorëheqjen e parevokueshme – shkruan në reagimin e Taravarit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në reagimin e tij në fejsbuk, porosit Taravarin se veprimet e paligjshme dhe shkarkimet e paligjshme të drejtorëve të shkollave, të konstatuara nga Inspektorati i Arsimit dhe Komisioni i shkallës së dytë nuk mund të mbulohen dhe se Taravari si dhe çdokush tjetër e ka të vështirë për ta politizuar dhe partizuar arsimin dhe për të emëruar drejtor madje pa fakultet.

Aktgjykimi i Gjykatës Administrative në asnjë moment nuk thotë se Kryetari i Komunës së Gostivarit ka vepruar në mënyrë të ligjshme. Gjykata ka aprovuar padinë për arsye se disa shkresa kanë munguar, përkatësisht nuk janë dorëzuar në tërësi, e disa të tjera nuk kanë qenë të lexueshme për gjykatën (megjithëse janë dorëzuar të gjitha shkresat në formë të rregullt), andaj nuk kanë mundur ta konstatojnë bazën e aktvendimit për marrjen e kompetencave. Në bazë të këtij vendimi, MASH mund të marrë përsëri vendim të njëjtë apo të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Ne u përcaktuam për opsionin e dytë dhe është dorëzuar ankesa me të gjitha shkresat e lëndës dhe se sigurisht se drejtësia duhet të shkoj në vend – ka shkruar Ademi.

Komunës së Gostivarit, deri më tani, dy herë nga nëntë muaj, i janë marrë kompetencat në fushën e arsimit, në pjesën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme. /Alsat

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kur hesht atdheu, një zë më flet – poezi Akad. Miftar tërshnjaku

Kur hesht atdheu, një zë më flet Kur hesht atdheu,...

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...