Eurobarometri: Varfëria dhe papunësia, problemet kryesore në Maqedoninë e Veriut

Date:

Pavarësisht se e shohin BE-në si perspektivë për vendin dhe qytetarët, banorëve të Maqedonisë së Veriut ka filluar tu zbehet simpatia dhe besimi tek ky organizim. 6 përqind e banorëve që vjet i kishin besuar tërësisht idesë së BE-së, tashmë janë skeptik dhe nuk e kanë më këtë qëndrim. Ky rezultat ka dalë nga hulumtimi i rregullt i Eurobarometrit, të zbatuar pas zgjedhjeve evropiane, në të cilin 57 përqind e banorëve të Maqedonisë së Veriut që janë anketuar, kanë thënë se i besojnë BE-së, por ky numër është për gjashtë përqind më i vogël se përqindja e besimit të banorët e Maqedonisë së Veriut kishin shfaqur vjet për BE-në.

Pavarësisht se 57 përqind është niveli i besimit, 69 përqind e të anketuarve konsiderojnë se anëtarësimi në BE do të ishte i mirë për vendin ndërsa vetëm 16 për qind e të anketuarve kanë qëndrim të kundërt. Ndërsa 72 përqind e të anketuarve vlerësojnë se vendi do të ketë dobi nga anëtarësimi në BE.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut si dy probleme më të mëdha me të cilat po përballet vendi i kanë theksuar gjendjen ekonomike (35%) dhe papunësinë (30%).

Në pyetjen sa janë të kënaqur nga jeta që e jetojnë, 67 për qind e të anketuarve në vend janë përgjigjur se janë të kënaqur, ndërsa 33 për qind janë të pakënaqur. Gjysma e të anketuarve nuk besojnë se jeta e tyre do të përmirësohet në 12 muajt e ardhshëm.

51 përqind e të anketuarve kanë dhënë vlerësim se gjendja e përgjithshme në vend për momentin është e keqe, ndërsa lidhur me gjendjen ekonomike madje 62 përqind e të anketuarve kanë thënë se është e keqe.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më së paku u besojnë partive politike, dhe për këtë gjë janë deklaruar madje 77 përqind e të anketuarve. 62 përqind e të anketuarve nuk u besojnë as mediave. Qeverisë nuk i besojnë madje 76 përqind e të anketuarve, ndërsa Parlamentit nuk i beson 69 përqind e të anketuarve.

Sa i përket mbështetjes së vendeve anëtare për vendet kandidate, ka një rritje simbolike prej 3 përqindësh në krahasim me raportin e kaluar. 48 përqind e të anketuarve janë për hyrje të shteteve të reja në Union, ndërsa 52 përqind janë ende kundër.

Mbështetje më të madhe për zgjerimin e BE-së japin spanjollët . 70% përqind prej tyre janë për idenë e vendeve të reja anëtare. Polakët dhe Lituanezët janë poashtu të hapur për vende të reja anëtare pasi 69 përqind e të anketuarve në këto dy shtete kanë dhënë përgjigje pozitive për zgjerimin. Mbështetje të madhe për zgjerimin kanë dhënë edhe Hungarezët me 65% dhe Sllovenët me 64%.

Kundërshtarë më të mëdhej të zgjerimit janë Holandezët, Francezët dhe Gjermanët.

Hulumtimi i Eurobarometrit është zbatuar sipas metodologjisë „ballë për ballë“. Në BE janë përfshirë 27 464 të anketuar, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 1 017 në periudhën prej 12 e deri në 26 qershor të këtij viti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...