SKANDAL: Gjithandej duhan brenda Klinikës për Kirurgji Plastike në Shkup (Foto)

Date:

Nga drejtoresha e deri te pacientët konsumojnë duhan brenda objektit të Klinikës për Kirurgji Plastike. Dhjetëra fotografi që kanë arritur në adresë të gazetës KOHA dëshmojnë se, askush nuk e respekton Ligjin  për pirje të duhanit. Duhan pinë nga udhëheqësit e Klinikës deri edhe te pacientët që tymosin madje edhe në dhomat e pacientëve të shtrirë.

Pacientë të shumtë në këtë Klinikë tregojnë për gazetën KOHA se motra medicinale, mjekë dhe pacientë tymosin ku të arrijnë, ndërsa Klinika i ngjan një çajtoreje fshati ku pihet lirshëm duhani. Nga korridori, dhomat e kontrollit, dhomat e mjekëve dhe motrave medicinale, dhomat e shtrirjes e deri te Kompleksi i sallave operatore aroma e duhanit.

“Habitesh në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Ka pacientë fëmijë brenda klinikës, në dhomat e shtrirjes. Por, s’kemi çfarë të bëjmë, jemi ankuar te personeli mjekësor, por edhe ata pinë duhan brenda korridoreve, në dhomat e mjekëve, të motrave medicinale, te drejtoresha… dhe jam i sigurt se kështu siç pihet duhani, nuk është çudi se edhe në sallat e operacioneve tymoset”, thonë për KOHA pacientë që kanë fotografuar pirjen e duhanit gjithandej Klinikës për Kirurgji Plastike. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...