Shala kërcënon Shkupin: Nëse aplikohen barriera do vendosim reciprocitet

Date:

Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka paralajmëruan Maqedonisë se nëse vazhdon të aplikoj barriera do të jenë të detyruar të vendosen masa reciprocitetit. Ai ka thënë se për këtë çështje, është duke pritë përgjigje nga Maqedonia e Veriut.

“Kemi hasë dhe kemi shqetësimi nga shumë biznese për barriera të implementuara së fundi nga Maqedonia e Veriut, ne kemi proceduar me këto informata për barriera përmes mekanizmit të CEFTA-s dhe jam duke pritë përgjigje nga ministria e linjës e Maqedonisë Veriore nëse nuk kemi një përgjigje dhe nëse nuk kemi një veprim që këto barriera janë implementuar së fundi në raport me bizneset në Kosovë atëherë ne kemi me qenë të detyruar që të marrim veprime reciproke edhe me Maqedoninë e Veriut dhe me secilin shtet tjetër i cili nuk ka qasje reciproke në secilin aspekt”, tha Shala.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, është shprehur i vendosur për ta mbajtur në fuqi taksën ndaj mallrave serbe derisa Serbia nuk reflekton karshi kërkesave që ka Kosova.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...