Maqedoni, kapen 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi

Date:

Në dy raste policia gjatë ditës së djeshme ka gjetur 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Zyrtarët policorë dje në orën 18:40, në ‘Tabanoc’ pas pompës së benzinës në autostradë, tek ura, kanë vërejtur furgon ‘Iveco’ me tabla të Strumicës e drejtuar nga një 35 vjeçari banor i Gjevgjelisë. Gjatë kontrollit të automjetit, siç thuhet në njoftimin e policisë, janë gjetur 21 emigrantë, të gjithë nga Bangladeshi. Vozitësi është arrestuar dhe së bashku me emigrantët është dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në autostradën mes dy tuneleve nga Gjevgjelia drejt Demir Kapisë, mbrëmë në orën 20:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin ‘Fiat Ducato’ me tabela të Gostivarit, drejtuar nga 37 vjeçari, banor i Velesit.

Policët kanë arrestuar vozitësit, ndërsa në afërsi të automjetit janë gjetur 24 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi./Telegrafi/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...