12:07:30 2019-08-03
Për ditë të tëra, Lucy e vogël kishte qëndruar e plagosur rëndë në anën e rrugës. Kafsha vetëm tetëmuajshe, nuk mund të ecë më. Jo për shkak të ndonjë aksidenti. Torturuesit e kafshëve nga Maqedonia e Veriut, ia kanë thyer dy këmbët dhe ia kanë prerë bishtin. Duke i falënderuar Zotit, ajo është gjetur nga miqtë gjermanë të kafshëve, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.
Historia e tmerrshme e Lucys së vogël ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Anëtarët e shoqatës gjermane „Heronj për kafshë“, e sjellin qenushen në Gjermani. Një nga frakturat është aq e ndërlikuar, sa që as veterineri në Maqedoni dhe as veterinerët në „Klinikën në Forstberg“ nuk kanë mundur ta operojnë.
Më pas, ajo është dërguar në klinikën veterinare në Bielefeld. Dyzet veterinarë, disa prej të cilëve janë eminentë në fushën e tyre, punojnë në qendrën veterinare për OëL, e cila është e specializuar në „raste të ndërlikuara“.
Kështu që Lucy është operuar me sukses nga kirurgu i famshëm ortoped, Christian Diekmann. A do të rikuperohet qenushja përsëri? „Nuk mund të thuhet saktësisht“, thotë Susanna Stubbe, zëdhënëse e klinikës veterinere, përcjell Shtegu.com.
„Është e sigurt që ajo do të jetë në gjendje të ecë përsëri, por pasojat me siguri do të qëndrojë gjithmonë“.
Ndërkohë, Lucy është duke banuar në një ent përkujdesës dhe rregullisht ka nevojë për fizioterapi të kafshëve. Për shkak se kjo kushton shtrenjtë, „Heronj për kafshë“ vazhdojnë të mbledhin para. Qëllimi i „Heronj për kafshë“ është „mbrojtja e kafshës kundër dëmtimit mendor dhe fizik“.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë me të madhe reagimet e disa lexuesve, ndër të cilat:
„Lucyt të vogël i uroj nga zemra një rikuperim të mirë, ndërsa autorëve u uroj dënim me të vërtetë të rëndë për këtë veprim“!!!
„Sikur të kishte drejtësi në këtë botë“.
„Çfarë monstra po shtëtiten të lirë“.
„I urrej njerëzit që janë të gatshëm për vepra të tilla, të gjitha të mirat, e dashur qenushe“.


