“Chaos” për Mansonin, CIA-n dhe historinë sekrete të viteve ‘60

Date:

2019-07-15
 

Për ata që nuk e dinë, ata e vranë mizorisht Sharon Taten, atëbotë shtatzënë me fëmijën e Roman Polanskin, dhe një numër miqsh të saj; natën tjetër, banda masakroi një dyqanxhi të rrethinës dhe bashkëshorten e tij, duke ia lënë burrit të ngulitur në gjoks një sfurk djallëzor, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Kufomat e tjera ishin hedhur në Luginën e Vdekjes apo në fermën ku Quentin Tarantino e përqendron filmin e tij të ri “Once Upon a Time… in Hollywood”, i cili përfundoi me tërbimin e Mansonit. Vrasësit, të njohur po ashtu si Familja, i përzgjidhnin viktimat si duket në mënyrë rastësore dhe nuk lodheshin fort që t’i plaçkitnin pronat e tyre. Ishin këto vrasje pa motiv, një manifestim ritualist i së keqes. Apo kështu mendonim krejt derisa Tom O’Neill nisi të shtronte pyetje të papërshtatshme.

Hetimet e O’Neillit nisën 20 vjet më parë në emër të një reviste për filma dhe vazhduan qysh atëherë. Ndonëse kurrë nuk ia doli ta shkruante artikullin për këtë revistë, hulumtimi i tij ia mori jetën në mënyrë monomaniake. Afatet qenë shtyrë pafundësisht dhe botuesit në fund kërkuan kthimin e parave apo iu ngritën nervat kur u përballën me gjetjet e tij skandaloze; libri i tij “Chaos: Charles Manson, the CIA and the Secret History of the Sixties” përbën një raport mbi rrjetin e gënjeshtrave të policisë së Los Angelesit, FBI-së dhe CIA-s, të cilat bashkuan forcat në përpjekjen për ta përbaltur të vërtetën për krimet e Mansonit.

O’Neilli fillimisht e akuzon prokurorin, Vince Bugliosi, për ngacmimin e dëshmitarëve; Bugliosi, i cili e shndërroi sulmin e tij ndaj Mansonit në gjykatore, në një libër fitimprurës, hakmerret duke e kërcënuar O’Neillin faktikisht pa asnjë dysh në xhep, me një padi njëqind milionë dollarësh dhe e njollosur si një pedofil homoseksual. Gjurmët pasuese të provave e bindën O’Neillin se agjentët e FBI-së bashkëpunuan me avokatin e qarkut, mbase për shkak se byroja e J Edgar Hooverit i shihte Mansonin dhe grupin e tij të robërve të seksit si shtazë kundërkulturore që meritonin asgjësimin./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...