Artistët spanjollë, koncert në Durrës dhe Vlorë

Date:

 
2019-07-15 
2019-07-15

Violonçelisti i ri David Martin Gutierrez, shoqëruar në piano nga Miguel Angel Ortega

Violonçelisti i ri David Martin Gutierrez, shoqëruar në piano nga Miguel Angel Ortega performoi në dy koncerte në Durrës dhe Vlorë. Së bashku, të dy muzikantët shpalosën veprat e kompozitorëve si Bach dhe Prokofiev, si dhe veprat e dy prej kompozitorëve spanjollë më të rëndësishëm të shekullit të XX, Granados dhe Falla. Koncerti i datës 12 korrik në Durrës u zhvillua në Muzeun Arkeologjik dhe u organizua në kuadër të Festivalit të XIV Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, ndërsa koncerti në Vlorë u zhvillua në teatrin “Petro Marko”, në kuadër të festivalit “Fabrika e peizazheve muzikore”. Dy artistët që këtë herë në vijim të aktivitetit të tyre muzikor ishin para publikut shqiptar janë të njohur me veprimtarinë e tyre. David Martin Gutierrez nisi studimet muzikore në vitin 2003 dhe që atëherë nisi njëkohësisht edhe karriera e tij profesionale. Violonçelisti Gutierrez ka fituar shumë çmime, mes të tjerash, në vitin 2016, i është dorëzuar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Sofia, çmimi i nxënësit më të mirë të violonçelit i katedrës së Jens Peter Maintz, si dhe ka fituar çmimin e parë të konkursit të 89 të përhershëm të të Rinjve Muzikorë të Spanjës, dhe çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar “Pedro Bote”. Nga ana tjetër Miguel Angel Ortega, i cili ka bashkëpunuar me ambasadat spanjolle në Vietnam dhe Tanzani, është gjithashtu fitues i një sërë çmimesh. Ka qenë pianist shoqëruesi mjeshtrave të mëdhenj, dhe aktualisht është profesor i pianos në Konservatorin Superior të Zaragozëssi dhe profesor pianist shoqërues në katedrën e violonçelit të Shkollës Superiore të Muzikës Reina Sofía, me profesor titullar Jens Peter Maintz. Dy festivalet “Fabrika e peizazheve muzikore” dhe ai Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Durrës vazhdojnë me veprimtarinë e tyre në jetën artistike në vend. Në skenat e tyre janë ngjitur artistë shqiptarë dhe të huaj, ku këtë herë ishin dy artistët nga Spanja. Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Chamber Fest Durrës” këtë vit po zhvillon edicionin e 14, me ansamble të ndryshme muzikore. Në kuadër të këtij aktiviteti koncertet po vazhdojnë për të përfunduar mbrëmjen e datës 21 korrik./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...