11:02:25 2019-07-13
Një përplasje mes trenave është përkujdesur për skena të pazakonshme në stacionin e trenave në Cyrih-Altstetten. Më shumë se 100 udhëtarë është dashur ta kalojnë natën në trenin e natës.
Udhëtarët për në Budapest të Hungarisë kishin pritur ta kalonin natën në binarë, por jo që ata është dashur ta kalojnë natën në një binar për parkim në Cyrih.
Mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21, është shkaktuar një aksident serioz në Cyrih-Altstetten. Në një kalim pranë objektit të shërbimit Herdern, dy trena të S-Bahn janë përplasur me njëri-tjetrin, me ç`rast nga binarët kanë dal tre vagonë. Kjo shkaktoi shumë kaos.
Përmes përplasjes, për orë të tëra janë bllokuar disa trena të S-Bahn dhe treni i natës Railjet të Hekurudhave federale austriake (ÖBB). Udhëtarët për në Budapest janë bllokuar në mënyrë të pashmangshme në Cyrih.
Pas këtij aksidenti, SBB është dashur të improvizojë. Më shumë se 100 mysafirë është dashur ta kalojnë natën në trenin e ÖBB, shkruajnë mediat zvicerane përcjell Shtegu.com. „Udhëtarët u përkujdesen dhe kanë mundur ta fillojnë udhëtimin në mëngjesin e hershëm. Stacioni mbeti i hapur gjatë gjithë natës“, thuhet në faqen e SBB-së. Gjithashtu në trafikun e të premtes, për udhëtarët ka pasur ndryshime. Kështu, trenat është dashur të bëjnë relacione më të shkurtë.
Siç njoftoi SBB, një shofer u lëndua lehtë, i dyti pësoi një tronditje të lehtë. Që të dy është dashur të dërgohen në spital për t’u kontrolluar, por gjatë natës sërish janë kthyer nëpër shtëpitë e veta.
Ende mbetet e paqartë se cili ishte shkaku i aksidentit. Puna e riparimit zgjati gjatë gjithë natës. Vagoni i fundit më në fund është vendosur në binarë gjatë mëngjesit të së premtes. Megjithatë, sipas SBB incidenti thuhet se nuk ka ndikim të mëtejshëm në trafikun e udhëtimit.

