Zhdukja misterioze e një menaxheri austriak që jetonte në Zvicër

Date:

11:32:09             2019-07-13

 

Austriaku që jeton në Zvicër, Klaus Ruhmer, në Tirol bëri pushime me katër miq, mori pjesë në një festival të fermave të reja dhe papritmas zhduket pa gjurmë. Nën rrethana misterioze.

Vëllai i tij Robert Ruhmer është në këkrim të tij me të gjitha mjetet e mundshme. Kohë pas kohe, shkencëtari 42-vjeçar e vëzhgon Google Earth, duke u fokusuar në zonën përreth Laimach në Tirol, zmadhon fotografitë ajrore, i bën ato më të mëdha, mandej i zvogëlon. Në këtë mënyrë qi përpiqet të gjejë një shpjegim për atë që ka mundut t`i ndodh vëllait të tij 48-vjeçar. Prej tri javësh, nga menaxheri i IT mungon çdo gjurmë. Ai kishte qenë në një udhëtim me motor me katër shokë, pastaj për herë të fundit grupi kishte kaluar natën në një tendë në Ziller Station.

Klaus Ruhmer nuk duhet të ketë qenë i dehur, ndërsa një vetëvrasje përjashtohet nga mjedisi i tij: „Vërtetë: Vëllai im ka qenë i lumtur, ai ka pasur një jetë të mirë“.
Familja vjen nga distrikti Freistadt në Austrinë e Epërme. „Tashmë në rininë e tij, Klaus u zhvendos në distancë. Kjo është arsyeja pse ai emigroi në SHBA menjëherë pasi u diplomua nga shkolla e mesme. „Ai punoi me zell në shtëpinë e tij të re, përfundoi kurse trajnimi dhe përfundimisht bëri një karrierë të lartë në një kompani IT. Dhe çdo gjë shkoi mirë edhe në jetën private: Ai u martua me një amerikane, me të cilën kishte dy fëmijë, informon Shtegu.com.

„Pavarësisht distancës, ne gjithmonë mbanim kontakt me Klausin. Ai shpesh i thërriste prindërit tanë dhe rregullisht vinte në Austri për një vizitë“. Në vitin 2014, dëshira e tij për Europën u rrit në mënyrë të dukshme, „dhe ai vendosi të kthehej në zonën tonë „. Specialisti i IT-së shpejt gjeti një punë në një kompani të respektuar gjermane, vendi i tij i punës tani ishte Zvicra.

„Me gruan dhe djemtë e tij, ai u vendos në një apartament të bukur në Thun – dhe dukej shumë i rehatshëm“. Në përgjithësi: „Klaus ka qenë gjithmonë një person veçanërisht pozitiv. Edhe kur ai u diagnostifikua me kancerin e lëkurës në vitin 2015, duhej t’i nënshtrohej një operacioni dhe të rrezatonte, ai nuk u dëshpërua“.

Për një javë, policia kontrolloi gati 24 orë për personin e zhdukur. Me ndihmën e qenve nuhatës, polumbarëve, helikopterëve dhe dronëve. Por, të gjitha misionet ngelën të pasuksesshme.

„Rasti Klaus Ruhmer“ – mbetet i çuditshëm. Gjithashtu për policinë. „Sepse nëse vëllai im kishte rënë në ujë dhe ishte mbytur – përse telefoni i tij celular punoi deri në orën 9 të mëngjesit“?

Policia austriake është në kërkim të dëshmitarëve eventualë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...