E dehur në timon vrau dy të rinjtë shqiptarë… flet për herë të parë italiania

88 Lexime

30 vjeçarja po i jepte makinës në gjendje të dehur në momentin kur përplasi për vdekje dy 20 vjeçarët Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja. E reja po kthehej në shtëpi por fatkeqësisht si pasojë e dehjes shtypi dy të rinjtë shqiptarë.

Pas ngjarjes tragjike 30 vjeçarja u hospitalizua për shkak të plagëve që kishte marrë dhe më 4 korrik shkoi në burg nën akuzën e vrasjes së dyfishtë në aksident.

Ajo ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen nga burgu i grave në Modena, atje dhe ku ndodhet prej disa ditësh tashmë.

“Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve, nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë”.-ka thënë e reja teksa nuk pushonte dot së qari.

Avokati i saj mbrojtës gjithashtu ka shprehur për median gjendjen e rëndë mendore në të cilën ndodhet 30 vjeçarja, duke thënë se nuk mendon për asgjë tjetër përveçse aksidentit që shkaktoi vdekjen e dy të rinjve./KOHA