10:02:25 2019-07-02
Përpara shitores Aldi në Grenchen të Zvicrës, të shtunën janë këmbyer grushte: Dy shtetas srilankianë u sulmuan fizikisht nga dy shqiptarë. Tani ata kanë paraqitur një denoncim.
Pasditen e hershme të së shtunës, përpara shitores Aldi në Grenchen janë parë skena të errëta. Autorë: Shtesi nga Sri Lanka N. M. (30) dhe kunati i tij (23). Emrin e tij të plotë, M. nuk dëshiron ta shkruaj në gazetë nga frika e sulmeve të mëtejshme, thotë ai.
M. e përshkruan incidentin si vijon: Kur ai dhe kunati i tij, pas tregtisë shkuan te vetura, para tyre kaloi një shqiptar 30-vjeçar. „Ai na pyeti pse po e shikonim shtrembër, edhe pse nuk e kishim bërë këtë“, thotë M. Ai e kërcënoi dhe e fyu. „Ndër të tjera, ai na quajti zezakë dhe bijë kurve“, thotë M.
Pas disa deklaratave nga ana e srilankasve se ata nuk donin tollovi dhe se ai duhej të largohej përsëri, shqiptari futet në veturë dhe largohet por jo pa u kërcënuar, duke u premtuar se do të shiheshin përsëri.
Kjo ndodhi më shpejt se sa paramendohej: Sapo i ngarkuan qeset në bagazhin e veturës dhe po vazhdonin rrugën, srilankasve që e kishin edhe një fëmijë 10-vjeçar, iu bllokua rruga nga shqiptari. Me vete, ai kishte marr tani edhe vëllain e vet.
„Menjëherë zbritën që të dy dhe e sulmuan kunatin tim, që e kishte dritaren e hapur“, thotë M. Ata e tërhoqën zvarrë nga vetura dhe filluan ta godasin, edhe pse ai ishte i shtrirë përtoke. Kur M. doli nga vetura për të ndihmuar kunatin, ai u sulmua gjithashtu: „Unë u mbrojta, por edhe nga unë fluturuan grushtet“.
Para së gjithash, ai ishte i shqetësuar se diçka e keq mund t`i ndodhte djalit të tij dhjetëvjeçar, thotë M për „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Gjatë gjithë kohës, djali i tij kishte qarë me zë të lartë dhe ka pasur frikë të madhe. „Ai është ende në ankth dhe ka frikë të shkojë në shkollë“, thotë M.
Në momentin që njëri nga shqiptarët iu drejtua një gruaje që po përpiqej ta filmonte ngjarjen, ndërsa tjetri ishte i zënë me kunatin, M. arriti ta informojë policinë. Si rezultat i kësaj, sulmuesit ishin arratisur. Më vonë, srilankasit u dërguan në spital, për t`i trajtuar lëndimet e veta.
Policia Kantonale e Solothurnit konfirmoi se ishte thirrur pak pas orës 13:00, për një zënkë në parkingun e Aldit. „Megjithatë, janë dhënë deklarata të ndryshme për atë që ka ndodhur“, thotë zëdhënësi Andreas Mock. Me sa duket, janë shkaktuar provokime dhe sulme të ndërsjella. Të gjitha palët janë të njohura dhe do të kenë mundësinë të parashtrojnë një ankesë.
Në ndërkohë, M. dhe kunati i tij e kanë bërë këtë veprim.

