U hap ekspozita për Wilsonin në ambasadën e Kosovës në Uashington

Date:

Mbrëmë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington delegacioni nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria qëndroi në Ambasadën e Kosovës, ku e hapi ekspozitën dokumentare, i promovoi pullat postare me portretin e Wilsonit dhe librin “Albania” të Kristo Dakos.

Në fillim të pranishmit i përshëndeti zëvendësambasadori i R. së Kosovës në Uashington, Frymëzim Isufaj. Ai i falënderoi mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe u shpreh se ndjehet shumë i kënaqur që zyra e Ambasadës së Kosovës po bëhet një vatër kulturore që e freskon kujtesën kolektive për miqësinë shqiptaro-amerikane.

Pas tij foli këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, i cili tha se kjo ekspozitë dhe qëndrimi jonë në SHBA ka për synim ta ripërsërisë falënderimin e përjetshëm shqiptar për miqësinë me Amerikën. “Përmes këtij aktiviteti ne i zbuluam rrënjët e kësaj miqësie,” përfundoi ai.

Pas tij foli drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Dr. Skender Asani. Ai foli për rëndësinë e ekspozitës dhe përkushtimin e tre qendrave shqiptare, që edhe përmes pullave postare me portretin e Wilsonit ta rikthejë miqësinë shqiptaro-amerikane. “Amerika edhe më 1919, edhe më 1999, por edhe sot, për neve është vendi më i rëndësishëm për stabilizimin e rajonit dhe të kombit shqiptar. Bota jonë shqiptare e pret dorën e Wilsonit të ri”, tha ai.

Në këtë ekspozitë ishte i pranishëm edhe z. Robert Higdon, Avokat i Shteteve të Bashkuara në Distriktin Lindor të Karolinës së Veriut. Ai foli për rëndësinë e vendosjes së drejtësisë dhe shtetit ligjor në Kosovë dhe, përgjithësisht, në Ballkan, duke theksuar se “miqësia shqiptaro-amerikane dëshmohet më së miri përmes vendosjes së shtetit të së drejtës”.

Në fund foli edhe drejtori i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, David Hosaflook, i cili u ndal në botimin anastatik të Kristo Dakos “Albania”, që vjen pas 100 vjetëve nën botimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante.

Pullat postare me portretin e Wilsonit janë shtypur nga postat e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të hënën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...