Reagimi shembullor i kosovarit, mbresëlënës për policinë gjermane

Date:

Foto simbolike

 

13:07:39                       2019-06-26

 

Një 29-vjeçar nga Dortmundi, është sjellur në mënyrë shembullore dhe ia ka reduktuar punën policisë federale gjermane. Shtetasi nga Kosova, mesditen e së martës (25 qershor) është paraqitur në stacionin policor të policisë federale të Dortmundit.

Duke biseduar me një oficere të policisë federale, 29-vjeçari shpjegoi se ditën e ardhshme do të udhëtonte për në Kosovë, shkruajnë portalet gjermane, përcjell Shtegu.com. Megjithatë, përpara udhëtimit, ai donte të sqaronte nëse ndaj tij kishte ndonjë pengesë administrative udhëtimi.

Një kontroll në të dhënat e tij personale, ka dëshmuar se kosovari po kërkohej me një urdhërarrest, pasi nuk e kishte paguar një gjobë nga viti 2018. Prandaj, ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest.

Për shkak se ai menjëherë e pagoi gjobën e kërkuar prej 160 eurosh dhe shpenzimet administrative (28.50 euro), atij iu kursye një paraburgim i detyrueshëm prej gjashtë ditësh. Me këtë rast, ai gjithashtu ia kurseu kohën policisë federale në aeroport, para fillimit të udhëtimit të tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...