Punonin në skele, arrestohen tre punëtorë ilegalë në Gjermani

Date:

12:55:26                   2019-06-26

 

 

Rreth 90 punëtorë janë kontrolluar nga 45 nëpunës doganorë, të policisë dhe të inspektoratit gjerman të tregtisë, në një kantier të lartë deri në 53 metra të lartë i quajtur „Schiffshebewerke Scharnebeck“.

Tre punëtorë shqiptarë të skeleve nuk kanë mundur të identifikohen me leje përkatëse qëndrimi e pune, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com. Hetimet filluan pas dyshimit për qëndrim të paligjshëm dhe mungesë të lejeve të punës, të punëtorëve të huaj.

Në tri raste të tjera, hetimet janë kryer për mosrespektim të pagës minimale dhe punësimit të përkohshëm të paautorizuar.

Zyrtarët doganorë gjithashtu i shqyrtuan edhe kushtet e punës, me ç`rast u konstatuan shkelje të detyrimeve të regjistrimit në orë, sipas Ligjit mbi pagën minimale.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...