PADREJTËSITË E DREJTËSISË

Date:

 
 
Fotografia e Shkelzen Halimi
22.06.2019
 

 

Ka kohë që e kemi përjashtuar njerëzoren nga vetja jonë dhe në vend të saj kemi vendosur kafshën që ushqehet vetëm me lakminë. Dhe kjo kafshë që paraqitet në pamjen më të frikshme, vazhdon të zhytet në pellgun e urrejtjes, aty ku derdhet, si lumi në oqean, ana më e shëmtuar e shpirtit shqiptar. Përderisa vazhdojmë të merremi me vetveten, duke e fundosur njëri tjetrin, karakteristikë kjo e vetëvrasjes shqiptare, pala tjetër, ajo maqedonase, në heshtje, diku prapa perdeve të padukshme, vetëm fërkon duart, duke vëzhguar procesin e vetëvrasjes shqiptare. Dhe çfarë ndodh? Asgjë e veçantë, asgjë e jashtëzakonshme, asgjë që do ta shqetësonte pushtetin. As fakti se padrejtësitë me të shëmtuara shqiptarëve ua shkakton Drejtësia maqedonase (kulmi i kësaj shëmtie është rasti i Almirit). Kjo dhembje nuk do të shterojë përderisa shqiptarët vazhdojnë ta ushqejnë me lakmi kafshën e tyre, e cila kafshë bashkë me ta i janë nënshtruar gjumit të thellë letargjik…

 
 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...