Fotografia që po ‘çmend’ serbët

Date:

 
 

Simboli i shqiponjës që bënë veteranët kroatë me pjesëtarët e ROSU-së, ka ngjallur reagime në Serbi.

 

Një grup motoristësh kroatë shumica e të cilëve janë veteranë lufte, ditë më parë vizituan Kosovën.

Gjatë qëndrimi të tyre, në qytetin e Prizrenit veteranët janë takuar edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës të njësitit ROSU, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, një fotografi e tyre e bërë me pjesëtarët e ROSU-së ka ngjallur reagime në Serbi.

Fotografia e përbashkët ku shqiptarët e Kosovës dhe veteranët kroatë kanë bërë shqiponjën me duar, po shihet si provokim nga mediet serbe.

“Blic.rs”, ka shkruar se kryqëzimi i duarve në formë të shqiponjës dy krenare është simbol i Shqipërisë së Madhe.

Ndryshe, veteranët kroatë kishin ardhur në një vizitë në Kosovë si një grup motoristësh. /INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...