Rrëfime tronditëse: Si u masakruan shqiptarët e Çamërisë?

Date:

 
 

Emisioni “Gjurmë shqiptare” sjell rrëfime tronditësve të shqiptarëve të mbijetuar në Çamëri. Flasin për krimet, përdhunimet, vrasjet e fëmijëve, varret masive.

 

Shumë shtëpi janë ende të tilla në Çamëri, të boshta, të braktisura, si dëshmitare të kohëve të shkuara, kur këtu jetonin banorët e tyre autoktone, shqiptarët. Në një pjesë pas masakrave të vitit 1944, u vendosën banorë të rinj grekë, të tjerat janë vënë nën pushtetin e bimësisë, e kohës që pavarësisht gjithçkaje nuk ka mundur t’i zhdukë plotësisht.

“Trupat e Napolon Zervës u derdhën mbi zonën e Çamërisë. Krimet ishin të përbindshme, aq sa është e vështirë t’i përshkruash. Padyshim më mirë se kushdo këtë mund ta bëjnë vetëm ata që panë e prekën me sytë e duart e tyre në mënyrë të drejtpërdrejte të gjitha këto barbari. Ndaj si kurrë me parë historinë, faktet, të dhënat, emocionet që mbajnë përbrenda do ti tregojnë ata vetë, të mbijetuarit e masakrave të tmerrshme në Çamëri”, njofton Marin Mema.

“Edhe e morën nënën time edhe e torturuan me shufra hekuri”, tregon e moshuara.

“Kuptoni vete se çfarë mund të kenë bërë ata aty, në atë shtëpinë me gratë edhe vajzat, me gratë e reja dhe vajzat…”, tregon Nexhat Mergjyshi.

“ Tetë veta kanë vdekur nga shtëpia jonë, jo nga fisi…”, rrëfehet një tjetër e moshuar.

“ Edhe ngarkuam rrobat, edhe ne fëmijëve na vunë në samar. Kupton që arritëm”, shprehet një tjetër e moshuar.

“Ndoshta kanë punuar që të bëheshim grek , në nuk ndërruam dot fenë, nuk ndërruam dot traditat tona shqiptare e ku ta di unë”, tha Nexhat Mergjyshi.

“Je kthyer ndonjehere me atje ? Ke vajtur më atje ?”, e pyet gazetari një të moshuar. “Jo- jo, s’pranon më njerëz ai, obobobooo, të keqen!”, tregon ai.

“ Shtëpinë e ke parë më ?”, vijon Mema. “ Bo jojooo, s’banon më njeri atje veç atje….”, përgjigjet i moshuari.

Historinë e tregojnë të mbijetuarit e 1944-ës.

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema, edhe me titra në anglisht, “Dëshmitë e gjalla të Çamërisë”.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...